Nga Iva V.GRILLO
Para disa javësh isha për një vizitë të shkurtër në Tiranë, për të takuar familjen.
Pata rast të provoj në xhepin tim rritjen stratosferike të çmimeve të mallrave ushqimore dhe të konsumit.
Ndërkohë që është e vërtetë që tendenca e rritjes së çmimeve është një tendencë globale në këto vitet e fundit për shkaqe që dihen, personalisht u shokova me përqindjen e kësaj rritje çmimesh në Shqipëri…shumë më e lartë sesa në vendin ku jetoj unë, paçka se paga mesatare shqiptare është disa here më e ulët sesa në vendin ku jetoj.
Madje batuta e zakonshme me miqtë ato ditë ishte “kisha planifikuar të lija diçka për mamanë pensioniste këtu, por kështu si qenkan bërë çmimet këtu kam frikë se duhet t’i marr borxh asaj për t’u kthyer nga kam ardhur”…
Gjithsesi, ky do të mbeste thjeshtë një përjetim personal në qoftë se dje nga mediat proqeveritare nuk do të promovohej me titra një “lajm” mbi podcastin më të fundit të kryeministrit të konvertuar në gazetar/ konferencier/psikolog/…ku ndërsa fliste me të ftuarit e tij, me një pamje të përdëlluar, i qante hallin Italisë dhe italianëve, që me 1,500 euro në muaj nuk e përballonin mirë jetesën… madje dhe shqiptarët që emigronin ne Itali kishin bërë disa ngatërresa në llogaritje, etj…
Unë nuk di si i zgjedh të ftuarit e podcast-it të vet kryeministri dhe sa mundësi ka një biznes i vogël apo i madh që po i doli emri për “ushtar” për në podcast, të ketë kurajon të refuzojë ftesën apo kundërshtojë pallavrat e llogaritë e “matematicienit” tonë…por fakt është që ky podcast që bëhet me demek me objektivin edhe për të promovuar biznese shqiptare, në fakt është një instrument tërësisht propagandistik që shpërndan të pavërteta të mëdha.
Nganjëherë është disi e vështirë për të ndarë propagandën nga realiteti, por gjithsesi, si për çudi, pikërisht sot, paska dalë “verdikti” nga një “palë e tretë”:
një çift influencerësh italianë që kanë bërë krahasimet e çmimeve te disa artikujve ushqimorë midis dy vendeve.
Shikojini vetë përfundimet e tyre:
Për artikullin e plote, më poshtē linku nga Dosja.Al.
https://dosja.al/…/shpenzimet-ne-itali-vs-shqiperi…