Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë në kryeqytet. Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku do të zyrtarizohen ndryshimet e drejtuesve politik të Qarqeve, por edhe për të zyrtarizuar Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës, por edhe ndryshimet e tjera.
Klosi do zëvendësojë Blendi Gonxhen, i cili u soll me urgjencë në Tiranë pas mënjanimit të Erion Veliajt.
Vendimin për ta transferuar Gonxhen në Tiranë, Rama e ka marrë pas avancimit të hetimeve të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas burimeve, bëhet me dije se në fokut të kësaj mbledhjeje do të jetë gjithashtu edhe organizimi për zgjedhjet e vitit 2025.
Kujtojmë se Rama i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm shumë më herët dhe ka pretenduar në deklarata për media se PS do të arrijë një rezultat historik, si në vitin 1997.
Nga ana tjetër, edhe opozita ka nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme, ku kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar te mbështetësit fitoren e zgjedhjeve dhe rotacionin politik.