Berisha: Do të rishikohen faturat e energjisë dhe ujit për pensionistët dhe shtresat në nevojë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar në takimin e tij me gazetarët se do të rishikonte faturat e energjisë dhe ujit për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

“Nuk janë këto të vetme.

Kam kërkuar nga ekspertët dhe do përgatisin pagesën, çmimin proporcional të energjisë dhe ujit që këta do paguajnë.

Mos harroni një gjë ju, Edi Rama në vitin 2014 rriti çmimin e energjisë me 20 përqind, e çoi nga 70 në 95 kilovatin për të gjithë.

Dhe vetëm në Tiranë, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit me 40 përqind, pa pyetur ku i marrin këta, nga se paguajnë këta.

Edhe kjo do marrë fund, por kjo është paketa e tretë, të cilën unë do e paraqes sapo specialistët të kenë bërë të gjitha përllogaritjet ndaj kësaj shtrese.

Ne konsiderojmë varfërinë armikun absolut numër 1 të shqiptarëve dhe ne do përballemi me të në mënyrën më të vendosur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …