Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët tha se, Partia Demokratike ka organizuar një seri takimesh, por problemi është se mediat qeveritare na censurojnë.
“Vendimet për t’u marrë me të ardhmen, sapo do të merren, do të ua komunikojmë, medieve të parën…
Partia Demokratike ka organizuar një seri takimesh, por problemi është se mediat qeveritare na censurojnë. Ne realisht kemi organizuar takime në vende të ndryshme, në SHBA, Itali, Greqi, Britaninë e Madhe. Natyrisht që nuk e mohoj se mundësitë tona financiare janë modeste, por këto nuk do të na pengojnë, dhe nuk mund të na pengojnë ne pa takuar diasporën në mënyrat më intensive.
Ndërkohë po përgatiten takime të tjera për të tërhequr mendimet e tyre, për të ftuar ata të marrin pjesë dhe po bëjmë një përpjekje të madhe për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe për ti ftuar ata të marrin pjesë në procesin e votimit”, tha Berisha.