Video/ “Jam shtatzënë, po lind në urban”, Këlliçi: Demaskojeni këtë mashtruese patronazhiste ordinere

Patronazhistët janë vënë në lëvizje pasditen e djeshme për të penguar protestën e opozitës. Një patronazhist që ndodhej në një urban me gruan shtatëzënë të bllokuar në trafik për shkak të protestës së opozitës ka thënë se ka gruan shtazënë dhe duhet të hapet rruga që të kalojë urbani. Por kanë qënë vetë pasagjerët që kanë zbuluar mashtrimin e patronazhistit dhe i kanë kërkuar llogari pse gënjen.

Në një video të publikuar nga Belind Këlliçi dallohen se si pasagjerët e kundërshtojnë patronazhisten e urbanit dhe i kërkojnë llogari se përse gënjeu opinioni publik.

“Patronazhiste je… Po gënjen opinionin publik. Protesta është edhe për të mirën tënde…” janë këto disa nga fjalitë që pasagjerët i thanë patronazhistes së urbanit.

Reagimi i Këlliçit

Shiheni dhe demaskojeni këtë mashtruese ordinere patronazhiste!!! Ky person në autobus është i njejti që po flet për median në video dhe pretendonte se në urban kishte një grua shtatzënë e cila kishte mbetur e bllokuar për shkak të protestës së PD.

Çuditërisht sa herë PD ka protestë, gratë shtatzëna vendosin të ‘lindin’ nëpër autobuzë, furgona, apo ambulanca boshe!!!

Kjo është propaganda qesharake e atyre që dikur shpikën Griseldën e Kavajës, që PD i çau barkun për ti rrëmbyer foshnjen! Jeni mjeranë të pandreqshëm!

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …