Berisha: Mediat qeveritare s’kanë bërë asnjë emision për 3 rezoluta ku Shqipëria denoncohet si vend me zgjedhje farsë

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi mediat kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama, se nuk kanë bërë asnjë emision në lidhje me 3 rezolutat ndërkombëtare, ku dënohej narkoregjimi i Edi Ramës.

Berisha tha se, mediat qeveritare nuk kanë bërë asnjë emision për 3 rezoluta në të cilën Shqipëria denoncohet si vend me zgjedhje farsë.

“Pse u ndala në këtë, u ndala sepse përsëri ju me fuqinë e të vërtetës do të trokisni në çdo zemër dhe çdo mendje të qytetarëve të Tiranës.

U ndala në këtë së dyti për të thënë se, kjo fitore kërkon që ne të shumfishojmë përpjekjet, energjitë tona në takimet me qytetarët.

Ju e patë se mediat qeveritare janë të gjitha me qeverinë, nuk kanë bërë asnjë emision për 3 rezoluta në të cilën Shqipëria denoncohet si vend me zgjedhje farsë, farsë elektorale. Denoncohet si vend në të cilin shteti dhe krimi janë sipërmarrje e përbashkët.

Denoncohet si vend në të cilin burgosen dhe arrestohe politikisht liderët, janë rikthyer burgosjet politike.

Denoncohet si vend në të cilin kurrupsioni ka si kufi vetëm qiellin.

Këto i fshehin, këto nuk ua thonë qytetarëve, për këto nuk bëhen emisione televizive nga mediat qeveritare, kombëtare. Atëherë ne e kemi në dorë këtë, do të trokasim në çdo derë, në çdo zemër.

Ju garantoj se me përpjekjen tonë do të realizojmë një nga fitoret më të thella që PD ka njohur në historinë e saj. Në çdo votë, në çdo mendje, në çdo zemër, ju shkoni të vërtetë në premtimet tuaja.

Ne do të përmbysim shpërndarjen e derisotme të të ardhurave kombëtare. Ne do e përmbysim. Buxheti i shtetit do të vejë në epiqendër nevojat e qytetarit, nevojat e shqiptarëve.

Çdo shqiptar do të marrë 200 euro si minimum jetik dhe siguroj se ky është vetëm hapi i parë se në vazhdim shumë pak do të qëndrojë 200 dhe do të shkojë, 230, 250, 300 e me radhë.

Nuk mundet që të tjerët në rajon të paguajë më shumë se ne. Cili nga vendet përreth është më i pasur se ne. Asnjë. Ju i keni shëtitur, i keni vizituar, nuk ka vend më të pasur se Shqipëria, asnjë. Nuk ka vend me pasuritë e Shqipërisë. Por kjo kërkon që ato të mirëadministrohen, kërkon që të mos harrosh se ato janë të qytetarëve dhe nuk janë të qeveritarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama dhe zëdhënësja Koçiu gënjyen dje se do të shpërblejnë me 150 euro 275 mijë familje, fondi i akorduar del vetëm për gjysmën

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një dalje për mediat ka denoncuar mashtrimet e qeverisë …