Rama plotëson dosjen e azilit politik të Veliajt: I cënohet jeta në Shqipëri

Rama u shpreh sot se kryebashkiakut Veliaj po i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik që po i bëhet.

Kjo fjali e Ramës është në të vërtetë plotësimi i dosjes së Veliajt për të kërkuar azil politik. Rama ja ka bërë këtë shërbim Veliajt për ta larguar.

I pyetur gjatë konferencës me gazetarët për fundvit nëse Erion Velijat i cenohet jeta politike në PS nga hetimet, Rama theksoi se “sa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush nga ajo që kam thënë në fillim, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë”.

Rama  shtoi se linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm.

Edi Rama: Përkohësisht di që Erion Veliajt po i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulët nëpër klube mediatike, apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që kam thënë në fillim, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë.

Deri sot është qëndrimi im, mund të komentoj vendime të formës së prerë për një shpifës, që për mua ka qenë një nga vendimet më të drejta. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komentet.

About Krye Redaktor

Check Also

Deputetja e “Forza Italia”: Berisha pati aftësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë!

Deputetja e “Forza Italia” Erica Mazzetti ka vlerësuar takimin në Tiranë me kryetarin e PD, …