Kërcënimi i Veliajt me Lindën për Ramën

Reagim i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Përshëndetje të dashur miq.

Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri 2025.

Ai de facto, me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe që meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm.

Dje ndërroi 180 gradë, thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilat i thotë se ato që bëre ndaj meje, do i kesh të gjitha në kurriz dhe jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.

Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku qindra e qindra milionë.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …