Gjysma e Shqipërisë në errësirë, fajin e ka Berisha!

Qytetet e Fierit, Durrësit, Sarandës, Vlorës, Beratit dhe Lushnjës kanë mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme në mënyrë të papritur. Raportohet se energjia elektrike është ndërprerë rreth orës 17:30 në këto qytete.

Sakaq, mësohet se shkak i ndërprerjes është bërë një defekt në linjat e transmetimit 220 KV.

Nëpërmjet linjave alternative u është dhënë tension nënstacioneve të rajoneve të prekura, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Ndërkohë kanë marrë energji linjat e spitaleve në këto rajone.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …