Ish-kandidatja republikane për Presidente të Shteteve të Bashkuara, Nikki Haley ka reaguar ashpër për dekorimin që Presidenti Biden ka bërë për Xhorxh Soros duke i dhënë atij medaljen e Lirisë.
“Dhënia Xhorxh Sorosit Medaljen Presidenciale të Lirisë është një tjetër shuplakë në fytyrën e Amerikës pas uljes së dënimeve për vrasësit dhe faljes së djalit të tij. 16 ditë janë shumë deri në inaugurim. Çfarë është ai në gjendje të rrëshqasë më pas? 20 janari nuk mund të vijë aq shpejt.”
Kështu është shprehur për Joe Biden në llogarinë e saj X, konkurentja kryesore e Trump në garën e primareve brenda Partisë Republikane për presidencialet 2024, Nikki Haley.