Si tallet Rama me shqiptarët! Çmimi i energjisë do të ulet vetëm 1 Lek!

Kryeministri Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët. Pas “rritjes” 4 mijë lekë të pensioneve, tashmë Edi Rama dhe numri dy i qeverisë së tij, Belinda Balluku vazhdojnë të tallen jo vetëm me të moshuarit por edhe me shtresën e mesme në vendin tonë.

Dyshja Rama-Balluku në çdo dalje nga mëngjesi në darkë po propagandonin për ulje “imagjinare” të energjisë elektrike, por e gjithë rezultoi një farsë e vërtetë.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot çmimet e reja të energjisë për familjarët sipas aplikimit të bërë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE.

ERE ka vendosur që të ulë me 1 lekë për kilovat çmimin e energjisë elektrike për periudhën nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025.

Çmimi i energjisë elektrike shkon 8.5 lekë/kilovat për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat, kurse me vlerën 9.5 lekë do te faturohet për diferencën mbi 700 kilovat.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë me TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lekë, kështu familjet shqiptare do të paguajnë 10.2 lekë me TVSH nga 11.4 lekë që është aktualisht.

Për të dëshmuar sa qesharake është kjo ulje e energjisë elektrike, mjafton të japim një shembull se për një faturë rreth 30-40 mijë lekë të vjetra, ulja është rreth 3-4 mijë lekë. Ndërsa përfituesi më i “madh i uljes” është konsumatori që harxhon rreth 700 kilovat, e përkthyer në faturë ulja maksimale shkon rreth 7 mijë lekë të vjetra.

Për një ulje të tillë, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë propaganduar 3 muaj radhazi, ndërsa realiteti është krejt i kundërt pasi konsumatori shqiptar paguan çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon.

Rama e quan historike uljen 1 lekë të energjisë elektrike

Kryeministri Edi Rama e quajti uljen e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, vendimin e kësaj të mërkure nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

Por këtë ulje të turpshme, Rama e justifikoi duke deklaruar se Shqipëria ul çmimin e energjisë në një kohë kur Rajoni dhe Evropa e ka rritur.

Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

“Ulja e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt i cili tregon se në çfarë humnere jemi ngjitur në këtë pikë, ulja e çmimit është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimi i energjisë jo vetëm është rritur por kërcënuar nga rritje të tjera, kjo masë është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerë në të gjithë nivelet me ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik dhe kthimin në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Duke pasur parasysh parimin e shpallur botërisht të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe të një rritjeje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse. Histori 10 vjeçare përpjekjesh, kini parasysh disa fakte. Fakte qe nuk dalin zakonisht në ekran dhe portal se janë më shumë të interesuar për spektaklin e gjysmë të vërtetave”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …