Pasi asgjësuan arsimin duke nxjerrë nga shkollat tona vetëm analfabetë funksionalë, tashmë duan t’i kthejnë shkollat një makineri elektorale për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Drejtorët patronazhistë kanë urdhëruar mësuesit të shpërndajnë një formular prindërve të nxënënsve ku kërkohen të dhëna për të plotësuar databazën e PS, një krim elektoral i hapur, i përsëritur dhe që ma dëshmon dhe njëherë se dëmi që këta i kanë bërë arsimit dhe Shqipërisë është i pallogaritshëm.
Ky formular do ju shkojë dhe prindërve që jetojnë në Astir një komunitet me 70 mijë banor, ku Bashkia e Veliajt nuk ka ndërtuar asnjë shkollë.
Hipokrizia e këtyre nuk njeh limit pasi këtë formular e paraqesin në emër të hartës sociale, kur në fakt mbi bazën e tij duan të ndërtojnë hartën elektorale që lidhet me shkollat.
“Heronjtë” e fëmijëve tanë të mos qëndrojnë indiferentë përballë atyre që i vjedhin të ardhmen fëmijëve tanë.