Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur shqetësime lidhur me mosdhënien e shpërblimeve për policinë e burgjeve, një kategori që ai e vlerësoi si ndër më të sakrifikuarat për shkak të kushteve të vështira dhe stresit të vazhdueshëm që hasin në punën e tyre.
Ai pretendon se shpërblimet, të cilat janë të drejta të tyre, janë marrë padrejtësisht dhe ka denoncuar këtë si një shembull të abuzimeve të qeverisë aktuale.
Berisha: E morët vesh tjetrën ju, apo jo? Aty e kam mesazhin. S’ua kanë dhënë as lekët. Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin që i takon.
Kush ua mori shpërblimin këtyre, më thoni pak? Që në qoftë se ka njerëz që e meritojnë shpërblimin, për kushtet e punës që janë nën tension non stop, është policia e burgjeve.
Këtu nuk pyeta, por kam informacion nga policë të burgjeve që nuk u kanë dhënë shpërblimin e vitit. Ja, pra.
Ju falënderoj që jeni këtu dhe ju përshëndes. Këto janë, siç e konstatoni vet muajt e fundit të narkodiktaturës.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!
Mirupafshim!