Eni ZIU
U ul energjia thotë zoti Rama,deri në 700KWh do paguajmë 8.5 lekë nga 9.5 lekë.
Kjo është ulja e parë pas 35 vitesh thotë. E mirë,ashtu e lëm,si thua ti. Ngaqë u ngopën me tendera duke blerë energji në bursë,le të bëjmë një llogari sa ka qenë energjia në 2013 kur mori pushtetin i nderuari e sa do e paguajmë tani të reduktuar.
700×9,5=6 650 lekë
700×8.5=5 950 lekë
Mirë deri këtu,s’duket keq apo jo?
Më poshtë nga arkivat e BKSH nxorra kursin valutor të vitit 2013 e kursi i sotëm dihet që vërtitet diku te 97 lekë.
Në vitin 2013 kur energjia ishte e shtrenjtë 700 KWh kushtonin 6650 : 139.6 =47,63 euro
Në vitin 2025 kur i nderuari Rama e uli çmimin e energjisë që dukshëm 700 kushtojnë 5950 lekë,që dmth 5950 : 97 = 61,34 .
Ore ishte 47,63 euro edhe u bë 61.34 euro ,na i ka futur më duket
As më shumë e as më pak ,energjia është 35 % më e shtrenjtë pas uljes