Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar edhe projektin per investime ne Sazan. Berisha tha se, Rama po e përdor për të blerë influenca politike.

“Prej të paktën që nga viti 2001 gjer sot, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike.

Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike.

Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit.

Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Akuza/ Lapaj 45 milionë lekë sponsorizim nga kompania e pastrimit të parave

Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron …