Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, komentoi sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj ministrit të tij, Antal Rogan.
Gjatë një intervistë radiofonike, Orban tha se këto sanksione ishin hakmarrja e vogël e fundit e ambasadorit amerikan në largim.
Një mbështetës prej kohësh i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, Orban shprehu optimizëm për një “epokë të artë” në marrëdhëniet SHBA-Hungari nën udhëheqjen e Trump.
Orban u zotua të intensifikojë përpjekjet për të luftuar ato që ai i përshkroi si “rrjete të huaja” që minojnë sovranitetin e Hungarisë.
Orban përsëriti kritikën e tij ndaj financierit amerikan me origjinë hungareze George Soros.
“Është koha që ne të eliminojmë rrjetet e huaja, që përbëjnë një kërcënim për sovranitetin kombëtar hungarez, dhe t’i dërgojmë ato në shtëpi,” thuhet se tha ai. “Hungaria ka të ngjarë të jetë vendi i parë (në Evropë) që do të flakë perandorinë e Sorosit, ky është qëllimi im definitiv për këtë vit.”