CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Mediu në SHBA, takohet me shefin e ri të CIA-s

Kryetari Partisë Republikanë Fatmir Mediu ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimi me Shefin e CIA-s. Ndërkohë ai ka bërë të ditur në shënimin e tij edhe për takimet që ka zhvilluar në SHBA në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të President Trump.

Postimi:

Uashington DC: Inaugurimi i President Trump

takimet në kongres u mbyllën me “Black Tie and Boots” Teksas Ball një nga organizimet më të bukura gjatë përgatitjeve për Inaugurimin e Presidentit të Amerikës Donald TRUMP.

Kënaqësi të takohesha me Drejtorin e CIA me të cilin njihemi prej shumë vite John Ratcliffe, së bashku me mikun tim Ismet Ismajlin, Pejanin nga Dallas, mik familjar i John.

Po ashtu ishim së bashku në këtë mbrëmje me Kongresmenin Pete Sessions dhe bashkëshorten e tij Karen me të cilët jemi miq familjar prej vitesh.

Me kryetarin e Komisionit për Evropën në Kongresin Amerikan Keith Self, Kongresmenët Ronny Jackson, Kong Jake Ellzey, Kong August Pfluger .

Me kryetarin e Partisë Republikane të Teksasit Abraham George dhe miq të tjerë.

About Redaksia

Check Also

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për vlerat e lirisë dhe lirinë e shprehjes/ Mesazhi i fortë i Rubios

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco …