Sherr dhe grushta mes Qorrit dhe Llapajt

Mbështetës të Tik Lapajt dhe Arlind Qorrit janë zënë me grushta në protestën për Azbi Spahiun, policin e rrugores, i cili u hodh nga kati i 7 pas presionit nga eprorët në lidhje me një çështje që ai kishte trajtuar pak ditë më parë.
Thuhet se Azbiu është vënë nën presion nga eprorët për ndalimin e Martin Manes, i cili kishte aksidentuar disa makina pranë parlamentit në gjendje të dehur.
Kjo ngjarje ka bërë që dy partitë e vogla, e Arlind Qorrit dhe e Tik Lapajt të dalin në protestë, por mesa duket qëllimi i tyre nuk është Azbiu, por vëmendja personale.
E themi këtë pasi në protestë ka plasur grushti mes mbështetësve të këtyre dy kryetarëve, se kush do e marrë fjalën i pari.
Është për të ardhur keq që edhe partitë e reja, janë njësoj si të vjetrat edhe pse shpresat janë të mëdha nga qytetarët tek ta.

About Krye Redaktor

Check Also

Abuzoi 1.1 miliard euro të taksave/ Bardhi: Nxirrni Ulsiun nga biblioteka, hapni rrugë arrestimit të Ballukut!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha …