Trump: Zoti më shpëtoi jetën nga plumbi për ta bërë Amerikën sërish të madhe!

Gjatë fjalimit të tij të parë si presidenti i 47-të i SHBA-ve, Donald Trump iu rikthye incidentit të vitit të kaluar kur ai i shpëtoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani.

Trump u shpreh se beson se jeta e tij u shpëtua nga Zoti për të bërë Amerikën sërish të madhe.

“Ai plumb në Pensilvani më kapi veshin. Unë mendoj se jeta ime u shpëtua nga Zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe”, tha Trump.

Presidenti i SHBA shtoi se do të punojë për të kaluar çdo krizë në fuqi, ndërsa do të lëvizë me shpejtësi për të rikthyer shpresën, paqen dhe sigurinë, ndërsa e cilësoi ditën e sotme, 20 Janarin 2025 si ditën e çlirimit.

“Do të punojmë për të kaluar çdo krizë me fuqi, do të lëvizim shpejt për të rikthyer shpresën, paqen, sigurinë, për çdo qytetar të çdo race, besimi. Sot është dita e çlirimit”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Dy dosjet që mund të trondisin Amerikën

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi ka njoftuar se dokumentet e shumëpritura që lidhen …