Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar punën e vlerësuar punën e Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, duke e quajtur ‘një manual për çdo qytetar që do të përballet me propagandën toksike të narkoshtetit’.
Në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e këtij departamenti, Berisha theksoi se narko-diktatura e Edi Ramës ka tiparet e veta që në disa aspekte ia kalojnë edhe asaj të Enver Hoxhës, ku në thelb të saj ka propagandën që mashtron qytetarët.
“Ka një debat të përditshëm. Jo këta politikanë janë njëlloj. Kurrë nuk është e vërtetë. Si këta socialistë, Shqipëria nuk ka patur në histori, hajdutë si këta.
Do të them një gjë unë ju. Për Enver Hoxhën, dhe suitën e tij, Shqipëria ishte pronë e shtetit të tij. Përveç shtëpisë që quhej pronë personale, çdo gjë tjetër quhej e shtetit. Por ama të jem i sinqertë, jo e tij, e shtetit. Kurse sot është absolutisht e këtyre hajdutëve që shtrijnë dorën e zezë dhe vjedhin çdo gjë.
Porte, fusha, banesa gjithçka.
Këta kanë konceptin se është pronë e tyre, nuk mund të ndodhë ndryshe.
Edi Rama me haramin e presidencës marrin portet e jugut, në kundërshtim me çdo ligj. Gjykata Kushtetuese i ndalon, nuk ka vlerë, sepse ata i konsiderojnë të tyren.
Pra kjo narkodiktaturë ka tiparet e veta.
Nga ana propaganistike ky është një manual i shkëlqyer për çdo qytetar, për çdo demokrate e demokrat, që do dhe duhet të përballet me propagandën toksike të narkoshtetit.
Propagandë që mashtron qytetarët.
Po marrim një moment. Po të rrimë e ti mbledhin, gjatë një viti mund të ketë minimumi 60-100 jahte që vijnë në Durrës dhe nuk ka rast që nuk përbën lajm dhe çfarë i bën Durrësit? I merr me 500 lek, 500 mijë litra naftë. Vijnë, furnizohen me naftë me 1/3 e çmimit. I shtrojnë kryeministrit një darkë ose një drekë dhe mediat flasin për jahtet pavarësisht se shqiptarëve të shkretë ato u marrin me çdo udhëtim minimumi gjysëm milioni euro.
Richard Quest dje në Davos dhe dua ta përgëzoj, edhe pse kishte përdorur një terme vulgar. Diskursi për turizmin dhe ai tha që, nuk po përdor atë term, por po them; mos grini sallatë më me shifrat, shumë e bukur.
Sepse çfarë ndodh? Shqiptarët dëgjojnë se u bënë 10-12 milionë, por sa është përfitimi në të ardhurat në Tatime prej tyre. Shitja e përgjithshme është 60 milionë. Nga këto meqenëse me 6% TVSH, në buxhetin e shtetit hyjnë gjithsej 8 milionë euro.
Shikoni pra. Mirëpo çdo vit investohet për infrastrukturën e investitorëve strategjik 430 mln euro. Qytetari shqiptar paguan nga taksat e tyre për çdo turist 230 euro. As sistemi më kolonial nuk ka qenë më i pamëshirë se kjo.
E ca ishte sistemi kolonial? Ky sistem u merrte pasuritë, kolonizatorët u merrnin të kolonizuarve pasuritë. Kaq. Ua vidhnin, ua mirrnin. E njëjta gjë sot me këtë.
Po pse? Totalitarizmi, sistem totalitar.
Ndaj dhe ky libër është një manual i shkëlqyer për çdo politikan, për çdo qytetar, për çdo të ri, për çdo të re, që do të përdorë forcën e të vërtetës në debate, në diskurs, në diskutime”, u shpreh Berisha.