Berisha: Ftoj shqiptarët jashtë vendit që të votojnë në shumicë që të firmosin rotacionin!

Në një takim të organizuar nga departamenti “Brain Gain” i Partisë Demokratike, lideri Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e angazhimit të qytetarëve, veçanërisht atyre jashtë vendit, në procesin zgjedhor. Ai u bëri thirrje studentëve, intelektualëve dhe specialistëve shqiptarë që jetojnë jashtë të kontribuojnë aktivisht në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese të votës.

Berisha: Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.

Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

Nga Boldnews.al Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re …