Llogaritë e fshehta të Ramës në Qipro dhe Dubai, denoncimi i Ahmetaj…

Arben Ahmetaj ka denoncuar se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano.

Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushtion 10 mijë euro java dhe pagfesën sipas tij, e ka bërë një biznesmen që si shpërblim merr leje ndërtimi.

Arben Ahmetaj në Syri tv: Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.

About Krye Redaktor

Check Also

“S’jam dënuar asnjëherë”, protestuesi Ali Bruçi përgënjeshtron Ramën: Do ta ndjek ligjërisht!

Protestuesi Ali Bruçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka …