CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Vlora përmbytet me pak minuta shi, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë!

Pas reshjeve të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë për shumë minuta, disa prej zonave dhe segmenteve rrugore të qytetit të Vlorës janë momentalisht nën ujë.

Zonat me risk të lartë si Albano dhe Romina, zona pranë Bibliotekës publike të Vlorës, zona e Skelës dhe pranë shkollës “Halim Xhelo” kanë prezencë të shtuar të ujit.

Banorët shprehet të shqetësuar për situatën dhe thonë se kjo vijon prej 20 vjetësh. Njëra nga banoret i bën apel kryebashkiakut të shikojë situatën.

“Vetëm të hipim me avion ku ka rrugë shiko si janë bërë, taksat tatimet i paguajmë . Ç’ faj kemi pa pension jemi, me rematizëm jemi. 10 sekonda shi qenë, ku është kryetari i bashkisë, çfarë bën? Ka 20 vjet që ne këtë punë bëjmë. Ujërat e zeza sheshit. S’kemi ku të kalojmë. Ku të kalojmë, ja shikoni faktet. Nuk dua të di për parti unë. Shiko çfarë bëhet. Nuk e shikon kryetari i bashkisë kur kalon?”, tha ajo për A2 CNN.

Ndërsa një tjetër thotë se pak minuta shi e përmbytin Vlorën dhe s’kanë ku të kalojnë.

“Të lënë ndonjë gomone të kalojmë. Radhën e kaluar uji deri këtu u mbyllën bizneset. Pak shi, mbytet Vlora”, tha banori.

About Redaksia

Check Also

Ministri i Jashtëm “hije” dhe 3 deputetë konservatorë britanikë në zyrën e Berishës

Gjatë ditës së sotme, deputetët konservatorë britanikë kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha …