Noka: Arben Ahmetaj tregoi se kush e kanabizoi Shqipërinë, kush janë pronarët e inceneratorëve dhe hajdutët e vendit

Fjala në Parlament e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Ish-zv/ kryeministri i këtij vendi, më jetëgjati në atë post, njeriu më i afërt deri para një viti i kryeministrit Edi Rama, në një emision televiziv, për hallet e tij vendosi të flasë disa të vërteta. Disa të vërteta që janë thënë dhe stërthënë, por kur i thoshte opozita, ju i sajoni, ju i trilloni.

Tashmë këto të vërteta dhe shumë të tjera ishin në gojën e numri 2 të qeverisë shqiptare.

Ishin tronditëse, po pse ishin tronditëse.

Atë ditë që televizioni SYRI kishte për të dhënë intervistën, me porosi në 3-çerekun e Shqipërisë për 1 orë e 30 minuta u hoqën dritat, që të mos kenë mundësi shqiptarët të shohin.

A e kuptoni se çfarë shteti janë. Këtu pa e analizuar atë, tregon se çfarë ngrehine kriminale kemi ne këtu mbrapa.

Po çfarë tregoi Arben Ahmetaj. Ai tregoi se, kjo këtu quhet shumicë socialiste, por këta parti nuk janë. Jo, organizatë mafioze. Dhe i tha numri 2 i pushtetit të tyre. Ai tregoi se, politikanët që drejtojnë rajonet nuk janë njerëz politikë, ata ca kloun sepse koordinim politik e bëjnë bandat dhe krimi i organizuar.

Çfarë tregoi Arben Ahmetaj. Ai tregoi ca të vërteta që do ta shembnin çdo lloj qeverie në botë, përveç se asaj që mbahet me krim dhe drogë, dhe kurrë nuk mbahet me votë.

Çdo qeveri që do të ishte ngritur mbi bazën e votës dhe vullnetit politk, do të ikte.

Tregoi që pushteti juaj nuk është pushtet që bazohet tek parimet dhe vlerat, por tregoi që ju, keni ngritur një skemë kriminale patronazhimi të bukës dhe kërcënoni njerëzit me bukën e gojës, për votë. I bleni dhe shantazhoni.

Tregoi se edhe mediat janë një strukturë mafioze, gjysëm mafioze, lidhje politikë, incenerator dhe media për ti shërbyer regjimit.

Arben Ahmetaj dhe alarmin dhe tregoi që, kanabizimi i vendit për të cilën ne kemi ngritur zërin me qindra e qindra herë, nuk ishte as rastësi, as ide e Saimir Tahiri. Jo ishte projekt politik i Edi Ramës dhe tregoi se 5 ministra kishin qenë kundër dhe të tjerët ishin ushtarë të kanabizimit të Shqipërisë.

Pasojat po i vuajmë edhe sot e kësaj dite si vend dhe shoqëri.

Arben Ahmetaj tregoi se Xibraka, apo disa Xibraka të tjera që janë ndërtuar në Shqipëri, laboratorë droge, nuk ishin absolutisht rastësi, por projekte politike.

Shqiptarët prisnin që Skap Dumani të reagonte, por Skap Dumani nuk heton as Xibrakën as kanabizimin, as korrupsionin.

Arben Ahmetaj tregoi që kompania e baxhanakut të Edi Ramës, është realisht ajo që merr çdo tende të AKSH-it.

E dini atë skipëtarin Karlo, skipëtari Karlo është bërë biznesmen se i shërben qeverisë, mafias, jo se i shërben interesit publik të shqiptarëve.

Baxhanaku na merrka tendera që nuk regjistrohen as në regjistër.

Që këtu po të kishte drejtësi në këtë vend, në mënyrë urgjente do të duhej të ishte hapur një proces.

Si mundet 15 mln euro të bëhet një tender nga AKSHI, të mos deklarohet, të mos regjistrohet askund.

Kjo gjë vetëm në Albanistan ndodh, nuk ndodh askund.

Ndaj më 8 shkurt në ora 17:00 shqiptarët do të derdhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të refuzuar këtë narko qeveri dhe mafie pushtet.

Arben Ahmetaj tha ndiqni paranë, po po, ndiqni paranë se çdo gjë këtu, ka qenë aferë. Në asnjë tender publik, asnjë koncesion nuk ka parime të konkurrencës.

Paraja, mafia është mbrapa kësaj. Ai tregoi atë që kemi thënë dhe thuhet përditë, por tashmë ja nxorri të palarat, se kishte qenë në krye të tryezës së vet.

Kompania Gjermane e portit të Durrësit është kërcënuar dhe shantazhuar për ti hapur rrugë Alalabarit. Por ju këtu nuk jeni përfaqësues të popullit, të dashur koleg të rilindjes.

Ju këtu jeni përfaqësues të mafias, prandaj nuk reagoni dot.

Arben Ahmetaj tregoi thelbin e asaj, pse Komisioni hetimor për Air Albania u refuzua me aq forcë nga ju dhe nga banda e pushtetit. Sepse sulltani, bashkë me këto oborrtarët këtu mbrapa e kanë falimentuar dhe Air Albania në vend se të bëjë transparencë para qytetarëve dhe ligjit merret me kthim përgjigje Arben Ahmetajt.

Ka gjë më të rëndë? A mund të ndodhë kjo në një shtet demokratik.

Prandaj me datë 8 shkurt, ora 17:00 shqiptarët do të në bulevard për ta kërryer këtë farë të keqe të sektit të rilindjes.

Arben Ahmetaj ju tregoi shqiptarëve se, Eko Parku është i gjithi korrupsion dhe konflikt interesi i familjes Rama. Prandaj shqiptarët janë të ftuar në ora 17:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për ta refuzuar këtë të keqe që ka emrin Edi Rama dhe rilindje.

Ai tregoi se korrupsioni këtu është udhëheqësi dhe jo parimet e interesi publik.

Pse? 7 euro është taksa e tolleve nëpër Europë, 12 në Shqipëri, sepse ju keni vetëm një parim, të vidhni.

Prandaj duhet të jenë shqiptarët të gjithë në datën 8 shkurt në ora 17:00 në Bulevard.

Arben Ahmetaj tregoi qartësisht se pronarët edhe me dokumente e fakte, pronarët e inceneratorëve janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.

Ai tregoi se skema e dherave këtu, që rëndom nëpër Tiranë përdoret si skemë për inceneratorët është skemë kriminale sepse dherat nuk janë mbetje toksike.

Por është skemë mafioze për të vjedhur.

Po mirë, a ndiheni keq ju, a ndihet keq ky Skap Dumani kur ju kërkon atyre që ka atje fatura edhe për 5 euro dhe 10 euro.

A ndihet keq, kur thuhet publikisht që 28 mijë euro biletë për individ tek NBA shkoi kryeministri dhe as nuk e turbulloi ujin për të bërë transparencë për këto para dhe as për të dhënë llogari më tepër.

Atëherë si mund ti kërkosh llogari të tjerëve këtu.

Tani, po ju si ndiheni të shkosh në Palazzo Hotel në Bolzano, 10 mijë euro personi për tu detoksifikuar. Normale ju duket ju kjo. Shqiptarët jetojnë me 40 euro.

Në Fier sot është një zonjë, invalide, 40 euro në muaj i jep qeveria juaj.

10 mijë euro, 20 mijë çifti për 1 javë për detoksifikim. Por ka gjë më kriminale. A mund të rrijë kjo ngrehinë në këmbë, kur jemi përballë këtij realiteti.

Ndaj më datën 8 shkurt në ora 17:00 çdo qytetar i Tiranës, çdo shqiptar i nëpërkëmbur, i shkelur, i vjedhur dhe i përbuzur nga banda e hajdutëve në ora 17:00 do të jetë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne vetë duhet ti dalim zot këtij vendi, ne vetë duhet ta pastrojmë Shqipërinë dhe që ta pastrojmë nga plehrat këtu dhe ta vazhdojmë me pjesën tjetër, që Shqipëri tu kthehet shqiptarëve dhe ju të ngelet në duart e barbarëve.

About Redaksia

Check Also

Ministri i Jashtëm “hije” dhe 3 deputetë konservatorë britanikë në zyrën e Berishës

Gjatë ditës së sotme, deputetët konservatorë britanikë kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha …