Vota e diasporës/ Berisha: Nuk votojmë amendimet e shumicës nëse nuk pranohet kërkesa jonë

Në një konferencë për media, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të votojë amendamentet e propozuara nga qeveria nëse nuk pranohet njohja e dokumenteve të identitetit të shqiptarëve të prodhuara jashtë vendit.
Sipas tij, kjo është një çështje kushtetuese dhe qeveria po përpiqet të kufizojë të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Berisha theksoi se opozita nuk do të bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim dhe do të kundërshtojë çdo përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje. Ai i bëri thirrje mazhorancës të reflektojë deri më 13 shkurt, duke theksuar se përgjegjësia për çdo pengesë në këtë proces do të bjerë mbi qeverinë.
“Ne këtë moment e lidhim me, në qoftë se qeveria nuk do njohë dokumentet e identitetit të qytetarëve shqiptarë në vendet e huaja ku janë prodhuar, ne nuk votojmë amendamentet që kërkon qeveria. Pikë. Nuk i votojmë.
Se ka kërkuar jo të lëvizin afatet, jo të bëhet kjo e ajo.
Çfarë po kërkojmë ne? Që sa më shumë shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese.
Këta po kërkojnë që sa më pak shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese.
Po qe se votojnë njohjen e dokumenteve, ne do votojmë kërkesën e KQZ për lëvizje të afateve.
Ne nuk shkelim Kushtetutën, përkundrazi. Pse po e kushtëzojmë ne? Që t’u mundësohet e drejta kushtetuese atyre.
Këta nuk e pranojnë duke shkelur të drejtën kushtetuese.
Nuk e shkelim kurrsesi të drejtën kushtetuese ne.
Po është evidente. Kushtetuta nuk thotë se është shtetas shqiptar ai që ka pasaportë shqiptare. Jo mo. Mund të kesh pasaportë greke, italiane dhe mund të jesh shtetas shqiptar.
Ata po e bëjnë këtë. Ne në kundërpërgjigje nuk e votojmë këtë me datë 13.
Prandaj kanë kohë gjer me datë 13 të mendojnë si të duan”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Fondet e USAID do hetohen nga FBI, gratë e Ramës të rrezikuara, Grenell: U financua e majta ekstreme

Të paktën dy nga gratë e Ramës, përkatësisht Delina dhe Linda kanë përfituar nga USAID …