Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për gazetarët para Kuvendit të Shqipërisë, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe aleatët e tij. Ai ka theksuar se regjimi i Edi Ramës është në ditët e tij më të zeza dhe se këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë.
“Mund të them se ishin politikisht të pakallur, për te mos thënë fizikisht të lagur. Nuk i kam parë ndonjëherë në këtë gjendje të mjerë! Këta rilindas nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët, domethënë, janë në ditën e tyre më të zezë.
Rama është ndry nga frika se mos Erion Veliaj po bërtet në qeli: hajde te unë!
Sot, gjithashtu kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane i bëri të qartë shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama konsiderohet një kukull e Xhorxh Sorosit. Një kukull mjerane e një ideologu post-marksist të perversitetit çnjerëzor, të shkatërrimit të familjes, dhe e vërteta është, edhe armik i interesit publik të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre kudo në botë.
Pra, sot ishte dita në të cilën de facto Edi Rama dhe regjimi i tij mori goditjen më të rëndë dhe më të pashpresë në tërë ekzistencën e tij. Shqiptarët do flasin, por unë përsëri i kërkoj atij të japë urgjentisht dorëheqjen.
Të japë dorëheqjen, sepse është damkosur si kukulla e Xhorxh Sorosit dhe si i tillë, ai nuk mund të marrë nëpër këmbë një vend, një komb dhe të ardhmen e tij.
Të japë doërheqjen, se sot mëkëmbësi i tij, Erion Veliaj e kalon natën në qeli, pavarësisht se, me akuza absolutisht të cilat janë asnjë 1/10 në llojin e përfitimeve nga lejet e ndërtimit të atyre që ka Edi Rama.
Por, një gjë është të dashur qytetarë dhe qytetare. E thotë populli në mençurinë e tij: çdo gjë këputet nga hollimi, zullumi këputet nga trashja. Zullumi i këtyre hajnave ka arritur kufij të atillë që po këputet dhe u këput nga të gjitha anët.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!”, tha Berisha.