Sula-Klotilda Bushkës: Nuk mund të drejtosh më Komisionin e Ligjeve, je në hetim…

Anëtari i Komisionit të Ligjeve nga radhët e opozitës Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza në Komisionin e Ligjeve ndaj kryetares Klotilda Bushka, pasi kjo e fundit është në hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në lidhje me hetimet ndaj Erion Veliajt.

Sula i tha Bushkës se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen, ndoshta një nga anëtarët e Komisionit. Sula  më tej debatoi edhe me anëtarët e PS të Komisionit, duke iu thënë se nuk duhet të flasin sot, pasi është një turp ajo që ka ndodhur.

“Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ja lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi.

Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion”, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …