Berisha: Rama të ndërpresë presionet, Veliajn e çoi në Durrës që t’i mbyllë gojën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se, Edi Rama duhet të ndalë presionet ndaj kryebashkiakut Erion veliaj, i cili ka mbërritur sot në paraburgimin e Durrësit, pas vendimit të marrë mbrëmjen e djeshme nga GJKKO për lënien në fuqi të vendimit për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Edi Rama të kthehet urgjent e të ndërpresë çdo lloj presioni ndaj Veliajt që urdhëroi ta dërgojnë në Durrës që ta trajtojë Xhevdet Troplini, që u dërgua atje për t’u kërcënuar që nëse do të mbyllë gojën do të pësojë këtë dhe atë”, tha Berisha, ndërsa Spiropali i ndërpreu fjalën.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …