“Veliaj tha do flas”, Paloka: Rama po i dërgon mesazhe, i tha se nuk të kam shitur unë

Gjatë intervistës në studion e emisionit në News24, deputeti i PD, Edi Paloka, u shpreh se kryeministri Rama po i dërgon mesazhe kryebashkiakut Veliaj, që ai të mos flasë.

Sipas Palokës, sulmi që Rama po i bën SPAK, është skema që duhet të besojë Veliaj që nuk është shitur prej kryetarit të tij.

“Ai nuk do që Veliaj të besojë që e shiti Rama, sic ka ndodhur me të gjithë ata që i ka shitur ose hapur ose me marerëveshje.

Dhe Veliaj e ka bërë të qartë se, unë do flas nuk do hesht. Kjo është lojë diabolike, nuk është njësoj si thotë Rama do flas nga zyra e kryeministrisë.

Kjo e ka trembur Ramën se e di që Veliaj nuk e mban burgun. Veliaj nuk është Beqja, që ja kalon dhe beqirit. Rama e njeh mirë Veliajn dhe e di që mund të flasë dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai i tha se nuk të kam shitur unë, por e kanë ditur prej kohësh që do arrestohet.

Rama e largoi nga drejtimi i Tiranës sic ka bërë me rastet e tjera, ai e dinte që ky do ishte përfundimi”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Protesta në Durrës/ Banorët: Bashkia po na shemb shtëpitë, ata që paguajnë do shpëtojnë!

Banorët e zonës së “Urës së Dajlanit” kanë dalë sot në protestë për shkak të …