CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha deputetit të PS: Si shpëtove pa shkuar te Çyrbja? Nga qarku i Durrësit mbete i vetmi…

Kryetari I PD, Sali Berisha i është drejtuar mazhorancës në Kuvend, se është e pamundur të flitet pë ruskes biznesi, kur prej vitesh, investitorët e huaj nuk shkelin në Shqipëri.

Berisha i është drejtuar edhe deputetit socialist, Alban Xhelili, duke e pyetur se si arriti të shpëtonte pa shkuar edhe ai te ish-kolegu i tij, Jurgis Çyrbja, i cili ndodhet në burg për shkak të përfshirjes me bandat kriminale në Durrës

“Mendoni se, të flasim për sukses biznesi, në një kohë kur për 6 semestre prodhimi industrial bie në mënyrë të pandalshme. Të flasësh për sukses biznesi, në një kohë kur, nga vjet gjer sivjet eksportet kanë patur ndër rëniet më dramatike, rreth 32%.

Të flasësh për sukses biznesi, kur prej kaq viteve kur investitorët e huaj prej kaq viteve nuk shkelin në Shqipëri, atëherë cili është metri juaj zotëri që matni suksesin, është shumë e habitshme.

Unë nuk e di, mbase ato bilancet që ke mbajtur ti të bizneseve të qeverisë kanë ecur. Por tregues më dramatik se këto rënie të tmerrshme të prodhimit dhe të investimeve nuk ka dhe nuk mund të ketë. Kjo ishte për biznesin. Biznesin do e zgjidhim ne, sepse ne absolutisht do vendosim taksën 10%. Do të garantoj konkurrencë të lirë dhe të ndershme, do të ulim me 3 herë çmimin e energjisë për biznesin. Do të ulim me 5 herë taksën e pronës, por po e mbyll me këtë fjalë: si e shpjegohet që nga të gjithë ata që ishin nga qarku i Durrësit, mbete i vetmi burrë në këtë parlament? Të tjerët avulluan. Ku shkoi ai, miku yt. Ku shkoi ai deputeti tjetër, e di apo jo, ku e ke? Prandaj dhe, ti je habia e parlamentit. Si shpëtove ti pa shkuar tek Çyrbja, tek ata.

Uroj që të mos kesh, por që je habia e parlamentit, je ti. Se je i vetmi deputet i Durrësit burrë që ke ngel në listë. Them atë që është unë.  Se ikën ata tjerët me radhë njëri pas tjetrit, mbete vetëm ti”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …