Berisha fton shqiptarët: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë para SPAK ka ftuar shqiptarët që çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën e tij që ta publikojë.

“Natyrisht sot u mjaftova me këtë, dhe pastaj, dëgjojeni pastaj se është e bukur, Edi Rama bërtet: Altin, po del sekreti.

Shiko, edhe Altini lëshon komunikata.

Por u them unë atyre, për këto Altin dhe Edi do shkoni atje ku e keni vendin se nuk ka gjë në botë që të më imponojë mua të mos denoncoj krimin para shqiptarëve që mbroni ju.

Asgjë në botë nuk më detyron mua…

Dhe ftoj shqiptarët, çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo, ta dërgojë në adresën time me të gjitha mënyrat që unë t’i bëj publike.

Pra, se edhe ky Targeti u bë si punë personi.

Por do pyes se kush është.

Tani, se kjo këtu duhet t’u lëmë edhe gazetarëve kohën që të komunikojnë se e kemi si konferencë shtypi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …