Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratë përpara gazetarëve përmendi emra si Shehaj dhe Enkelejda Fetahu, duke i akuzuar ata për abuzime dhe përfshirje në korrupsion dhe krime, duke u bërë pjesë e një strukture që, mbështet bandat dhe veprimet e paligjshme.
Berisha e shpjegoi edhe ndikimin e Taulant Ballës në çështje kriminale, duke theksuar regjistrimet dhe dëshmitë që vërtetojnë përfshirjen e tij në ngjarje të tilla si lëshimi i vrasësve dhe mbështetje për grupe kriminale.
“Ndër të cilët, famëzi Shehaj, që për mashtrim publik duhej të ishte në burg.
Enkelejda Fetahu, që simotrën e vet Pajtime, e ekzoneroi, në një kohë kur ajo ishte, siç e dini vetë, ishte një mafioze e papërmbajtur. Ç’t’i thuash asaj…
Pra, në dijeninë time, pas Edi Ramës, Taulant Balla është personi me pushtet që del më shumë se të gjithë të tjerët në veprimtari kriminale me bandat.
Del i regjistruar në lirimin e dy vrasësve, kjo është e tmerrshme dmth, të cilët i vendosën nën shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës për ta hedhur në erë…
Dhe ata janë të lirë me Vath Stakën.
Vath Staka është një kriminel në KLP.
A mundet shteti të jetë ky?
Narkoshteti natyrisht që është ky…
Së dyti, del para nesh të gjithëve, kur shkoi dhe kapi sadistin e Rrahman Rrajës, që e kishte djegur me cigare vajzën, dhe e nxori nga komisariati dhe e çoi në shtëpi.
Kjo është e vërtetë. Nuk është mohuar.
Del me dhjetëra regjistrime tek banda e tij dhe banda të tjera.
Unë nuk po përsëris këtu Taulant Ballës akuzat që i kamë bërë që kalonte drogë me pasaportë diplomatike para shumë vitesh në doganën e Qafë Thanës.
Me një fjalë ka me dhjetëra, por unë po nxjerr këtu vetëm ato dokumente që janë në duart e drejtësisë dhe drejtësia nuk vepron. Dhe ai qarkullon si ministër.
A ka gjë më të shëmtuar se kjo?
Absolutisht nuk do kursej asnjë njeri, por gjer tani, të jem i sinqertë, nuk kam asnjë ministër tjetër që del sa ky.
Ky del kudo. Po të dalin, unë i gatshëm jam”, tha Berisha.