Berisha: Thirreni Ramën, pyeteni si shkoi udhëtimi në Mynih! Çuçi shit ç’të kesh dhe dorëzo paratë e USAID-it!

Kryetari i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit u shpreh se, Rama po i fsheh udhëtimet e tij, po fsheh 10 milionë euro të vjedhura nga fondet e USAID, të cilat u shpërndanë dhe nuk dihet ku janë.

Berisha tha se vjedhjet kombëtare dhe ndërkombëtare të PS-së janë vepra më e rëndë kriminale që ka ndodhur.

“Ai nuk u tregon ju për udhëtimin e fundit. Nuk ju tregon. Ua fsheh! Po thirreni njëherë, pyeteni pak. Si të shkoi udhëtimi në Mynih? Se në fjalë ai ishte personazhi kryesor, pa emër, sigurisht.

Po këto tjerat, janë jo më pak të rënda. Janë 10 milionë euro vetëm me një projekt, gjasme ka paguar ndihmësat. Antikushtetuese, antiligjor. Kushtetuta dhe ligji ka përcaktime të qarta se kush mund të jetë ndihmës ligjor.

Po si të mbushë Delina xhepat, atëherë.

A mund të vazhdoni ju kështu, sikur të mos ndodhë asgjë zotëri? A mund të vazhdoni ju, kur çdo ditë lajmet në Uashington denoncojnë qeverinë shqiptare për koluzion të tmerrshëm korruptiv me Xhorxh  Sorosin dhe programet e USAID-it?

Si mund të ecet në këtë mënyrë? Ku është Çuçi?

I them: shit ç’të kesh, dorëzo paratë e USAID-it aty! 10 milionshin ua vodhët taksapaguesve amerikanë.

I ndatë dhe i shpërndatë, ku janë tani? Na  thoni pak ju?

E mor ju, që hiqeshit si aleatë të Amerikës. Po ju jeni hajna mor, çfarë aleance keni ju? Ja, ky është rasti. Pse duhet t’i përmendim ne ato, duhet t’i përmendi ju të parët.

Po ajo, zonja Rama. Cilat janë burimet e pasurive të saj nga Soros? Sa ka marrë nga Xhorxh Soros dhe sa ka marrë para të bashkuar USAID dhe Soros?

Si mund të dalësh këtu dhe t’u flasësh socialistëve, nuk po përdor atë shprehjen. Si mund t’ju thuash socialistëve ti? Socialistëve t’u thuash këto ti. Nuk u ngopën me paratë e shqiptarëve, vodhën dhe paratë e amerikanëve.

Kjo është e vërteta, kjo është faktuar

A e kuptoni, apo jo?

Ç’keni ju lidhje me zgjedhjet, ju nuk keni asnjë lidhje. Ju jeni në një rrokullisje të madhe. Honet e historisëë ju ju presin, ua them unë ju. Dhe mos ecni si të dehur, sikur nuk ka ndodhur gjë.

Merreni dhe pyeteni, vetëm për Mynihun. Pyeteni, pyeteni pak.

Ndaj, dhe kjo çështje është për ne çështje kryesore.

Vjedhjet kombëtare dhe ndërkombëtare tuajat janë vepra më e rëndë kriminale që ka ndodhur”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …