Çështja Veliaj nr.2

Hetimi me objekt pasurinë dhe korrupsionin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e çoi në arrestimin e tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxe, por një tjetër dosje voluminoze pritet të sjellë probleme ligjore për Veliaj.

Probleme këta që tregojnë se shumë shpejt SPAK, do finalizojë një tjetër aksion arrestimesh, ku në fokus të masave të sigurimit për arrest do jetë sërish Erion Veliaj për “Shpërdorim detyre” dhe zyrtarë të tjerë e biznesmenë.

Kjo dosje pritet të kthehet si çështja nr. 2 kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se bëhet fjalë për një dosje penale që mban Nr. 255, ku në fokus ka kontratën financiare për ndërtimin e landfillin dhe inceneratorit të Tiranës.

Kjo është një dosje, ku SPAK ka zbuluar një gropë të zezë financiare, ku megjithëse nga ana e bashkisë Tiranë që drejtohej nga Erion Veliaj, janë paguar dhjetëra milionë euro për ndërtimin e objektit të inceneratorit, asnjë objekt i tillë deri më tani nuk është ndërtuar në teren.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Hapi i parë i rëndësishëm për këtë çështje është hedhur në 28 korrik 2023, kur me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme miratoi sekuestrimin e kompanisë “Integrated Energy BV SPV” dhe aseteve të saj, kompani kjo që ishte shpallur fituese për ndërtimin e inceneratorit.

Tashmë hetimet kanë përparuar ndjeshëm, ku prokurorët e SPAK kanë nxjerrë në dritë një mekanizëm të ndërlikuar transaksionesh të cilat tregojnë dyshime të forta për implikimin në veprime kriminale të zyrtarëve të bashkisë së Tiranës dhe abuzimin me detyrën të kryebashkiakut Veliaj./ OraNews/

About Redaksia

Check Also

Diaspora/ Berisha nesër takim madhështor në Parma të Italisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë nesër në Itali, ku do të …