Berisha: Edi Rama sot është njeriu më i damkosur, iu kthye në bumerang pagesa për Nju Jork Tajms!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe lidhjeve të tij me Xhorxh Sorosin. Ai e cilësoi Ramën si kryeministrin më të damkosur në Europë, duke e akuzuar për veprime kundër opozitës dhe për përdorimin e mediave ndërkombëtare për sulme politike.

“Edi Rama sot është njeriu më i damkosur. Është kryeministri më i damkosur në Europë si kukull e Xhorxh Sorosit.

Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.

Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike.

Karma është ashtu siç e do ai vetë.  Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Intriga, përgjime e “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese…

Nga Boldnews.al Ervin Karamuço, pedagog dhe ekspert sigurie, deklaroi një ditë më parë në studion e …