Berisha: Enver Hoxha, “Hitleri shqiptar” vendosi një diktaturë të 3-fishtë si asnjë diktator tjetër komunist

Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991.

Berisha tha gjatë fjalës sëtij se, Enver Hoxha është Hitleri shqiptar, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të 3-fishtë si asnjë diktator tjetër komunist.

“Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithëve, të dashur miq në këtë sallë. Por, një përshëndetje të përzemërt në emër tuajin, të gjithë atyre studenteve dhe studentëve që në 17 shkurt të vitit 1991 morën një nga vendimet më të rëndësishme në historinë e lirisë shqiptare, një nga vendimet e rëndësishme që mund të marrë njeriu, vetflijimin për një kauzë të madhe, për një kauzë të drejtë, për kauzën e lirisë.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufijshëm edhe atyre shqiptarëve që në përgjigje të thirrjes së kohës vërshuan në të katërta anët e Shqipërisë dhe mbushën atë mëngjes të 20 shkurtit sheshin e Qytetit Studenti si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e atij sheshi, në një veprim shpëtimtar për studentet dhe studentët liberatorë që ishin ngujuar për të hequr emrin e xhelatit më të madh të shqiptarëve në histori, Enver Hoxhës, universitetit të tyre dhe që pas një kohe rreth asaj ndërtese nën thirrjet e Rajmonda Bulkut u nisën drejt sheshit i cili vazhdonte të mbetej sheshi i pushtetit, sheshi në të cilin mbretëronte tirani i gjithëfuqishëm.

Ajo ditë është dita e triumfit të guximit të qytetarëve shqiptarë, të të përndjekurve politikë, intelektualëve, studentëve mbi tiraninë, mbi tanket, mbi blindet, mbi diktaturën, e cila kishte shpalosur të gjithë potencialet e saj.

Në fakt, ajo është dita e vërtetë e lirisë së shqiptarëve pas 47 viteve diktaturë të egër komuniste.

Është dita e çlirimi të tyre nga kulti më i keq, më i ligë që ata kanë patur në tërë historinë e tyre.

Enver Hoxha, i krahasuar me shumë të drejtë në deklaratat e Parisit si Hitleri shqiptar i pasluftës, përveç burgosjes, internimit, persekutimit të qindra e mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës së tij staliniste, përveç lojës së luftës së klasave, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të trefishtë si asnjë diktator tjetër komunist i asaj kohe. Më e egër, më mizore, me pasoja edhe më të mëdha se loja e luftës së klasave, ishte tirania e mjerimit që ai vendosi me hiperkolektivizimin e Shqipërisë dhe vendosjen e kombit në tërësinë e tij në uri të vazhdueshme kronike. Uri e cila merrte jetë shqiptarësh nga foshnja 1 vjeçare gjer tek të moshuarit.

Uri e cila topiste mendjet njerëzore në atë shkallë, saqë siç thotë një filozof i njohur studiues i diktaturave, thotë se: njerëzit që detyrohen, të mendojnë të kenë pasiguri të madhe të mendojnë për kafshatën e gojës e kanë të vështirë të mendojnë për kërkesa tjera”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali miliarsda euro/ Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e opozitës për Portin e Durrësit

Një tjetër skandal korruptiv miliarda euro i qeverisë së Edi Ramës, ka marrë miratimin e …