Berisha paraqet pikat e programit të PD: Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, ku ‘Shqipëria prodhuese’ do të jetë motoja.

Berisha tha se, ne arrijmë të ulim me shpejtësi gjobën që shqiptarët paguajnë për kujdesin e tyre shëndetësor. Statistikat e Bankës Botërore faktojnë se shqiptarët paguajnë më shumë se çdo popull tjetër në Europë, paguajnë 62 përqind të kësaj fature, në një kohë kur ajo ishte premtuar falas.

“Pra, të themi të vërtetën, programi i PD tejkalon për mirë edhe parashikimet e atyre që përfitojnë prej tij.

Taksa e pronës do zbresë 5 herë. Do ulet me 500 përqind.

Çmimi i energjisë për bizneset do ulet me 300 përqind. Do ulet tre herë.

Çmimi i naftës do ulet me 40 përqind.

Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10 përqind.

Të vetëpunësuarit që paguajnë taksë edhe si punëdhënës dhe si punëmarrës, do kenë vetëm një.

Do nxitet prodhimi me një seri stimujsh fiskalë dhe të tjerë. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë.

Midis Shqipërisë hotel dhe Shqipërisë prodhuese, ne jemi pa diskutim për Shqipërinë prodhuese.

Shqipëria turistike është pa mëdyshje një objektiv që do konsolidohet. Por kurrë një turizëm i stilit kolonial, i llojit ku qytetari shqiptar përfiton 4 euro për turist dhe shpenzon 230 euro për turist.

Kjo nuk ndodh më! Kjo merr fund.

Çfarë do të thotë? Do të thotë formalizim.

Cilido që ndjek statistikën turistike, rezulton se informaliteti i këtij sektori në Shqipëri është 8 herë gjer në 10 herë më i madh se në Kroaci dhe Mal të Zi. Prandaj janë dhe ato shifra.

Një program i shkëlqyer për sistemin shëndetësor.

Ne arrijmë të ulim me shpejtësi gjobën që shqiptarët paguajnë për kujdesin e tyre shëndetësor. Statistikat e Bankës Botërore faktojnë se shqiptarët paguajnë më shumë se çdo popull tjetër në Europë, paguajnë 62 përqind të kësaj fature, në një kohë kur ajo ishte premtuar falas.

Ne nuk premtojmë shëndetësi falas, sepse premtimi i shëndetësisë falas solli këtë gjendje dramatike të këtij sistemi sot.

Por ne premtojmë absolutisht një kujdes shëndetësor cilësor. Premtojmë një dyfishim të buxhetit për kujdesin shëndetësor dhe jo të qytetarëve, por të buxhetit të shtetit.

Premtojmë dhe garantojmë të njëjtat standarde mjekimi dhe ilaçesh si në vendet e tjera të rajonit me qëllimin më të mirë për të ecur më lart. Nuk mund të mungojnë kurrë më ilaçet siç ndodh sot.

Ne angazhohemi për një sistem, dhe ju e patë, programi për arsimin ka pasur një jehonë shumë të veçantë. Arsimi në rrokullisje të madhe. Arsimin do e kthejmë një ngjitje të madhe.

Ne e kthyem njëherë. Në vitet 2005-2013, arsimi pësoi një rritje vertikale në testin e PISA-s. Kjo rritje u rikthye dhe sot është në rënie vertikale.

Ne me dyfishimin e buxhetit për arsimin, modernizimin e tij, të teknologjisë së kurrikulave dhe gjitha të tjerat, do bëjmë që arsimi ynë të nisë përsëri ngjitjen e madhe në këtë garë.

Rreth 40 përqind e popullatës jeton në fshat në mjerim të vërtetë, në zbrazje masive, në braktisje masive.

PD qëndron e vendosur së pari nuk do ketë pensione në fshat nën 200 euro. Merr fund. Ajo që kemi thënë për minimumin jetik prej 200 euro që çdo pension nën 200 euro, do bëhet 200 euro.

Dhe unë ju them që pensionet e fshatit janë mesatarisht 120 euro.

Përveç kësaj, do vendoset sistemi i subvencioneve për njësi prodhimi, subvencioneve për numër krerësh dhe për çdo pemë, për çdo bimë të mbjellë.

Rikthehen projektet e mëdha të vaditjes, të kullimit. Bujqësia do të jetë një objektiv madhor i përpjekjeve tona”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Intriga, përgjime e “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese…

Nga Boldnews.al Ervin Karamuço, pedagog dhe ekspert sigurie, deklaroi një ditë më parë në studion e …