Lideri i opozitës, Sali Berisha, në konferncën për mediat tha se, me Edi Ramën dhe ardhjen e Altin Dumanit në krye të Skapit nisi veprimtaria kriminale e Skapit, kundër opozitës.
“Së pari nuk është kërcënuar kurrë në personal. Kërcënime në personal unë i kam bërë ndonjëherë vetëm Edi Ramës i cili kërcënon në personal. Mirëpo siç ke parë ti, njerëz të kërcënuar në personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan. Po. E kërcënoi në personal dhe të dimë targën Ervis Martinin, është i vetmi njeri që nuk gjindet më. Dhe të gjitha gjasat kur nuk gjindet të çojnë drejt një vrasje shtetërore.
Ku ndryshojnë, po ndryshojnë shumë. Altin Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër; një, ti marrë mandate opozitës siç ka qenë mandati i Fredi Belerit.
Ka marrë përsipër si asnjë vend tjetër të Europës të vendosë në ndjekje penale apo arrest, tre liderët e tre partive opozitare pa asnjë lloj, krejtësisht. Ilir Meta pa asnjë akuzë konkrete. Sali Berisha gjithçka në manipulim dhe falsitet. Fatmir Mediu për një proces i cili është gjykuar gjerësisht 15 vitë më parë.
Ka marrë përsipër si prokurori politike të arrestojë një deputet të ri, me dëshmitarë të rremë, njëlloj si Fredi Beleri, me dëshmitarë të rremë, ta dënojë 1 vit, një njeri që meriton vetëm dekorata, gjeti se i vëllai i ministrit të Brendshëm drejtonte trafiqet nga Vlora nën mbrojtjen e vëllait të tij ministër dhe se ai duhej ekstraduar në Itali.
Pra, ka mbyllur, ka amnistuar krimin e madhe elektoral të zyrtarëve më të lartë të shtetit.
Më thuaj mua, a ka njeri në botë që nuk e quan politike këtë prokurori. Janë 3 rezoluta ndërkombëtare të cilat bëjnë fjalë dhe damkosin Altin Dumanin dhe Skrapin e tij si një prokurori të mirëfilltë politike.
Nuk janë vetëm rezolutat, është dhe fjalimi historik i zv/presidentit JD Vance, i cili u tha se, armiku më i rrezikshëm i juaji Europian, është i brendshëm dhe jo Rusia e Kina, por e keni vetë ju.
Ai armik arreston lider të opozitës, për të marrë mandate. Ai armik censuron kundërshtarët. A nuk ka arrestuar Edi Rama në Shqipëri, tre liderë të opozitës. Ua anuloni mandatet në gjykatë tha JD Vance. A nuk ja morën me gjykatë Fredi Belerit, mandatin. Kontrolloni mediat sociale. A nuk po mbyll Edi Rama tik tokun.
Pra çdo gjë që u tha të çonin tek Edi Rama dhe Altin Dumani. Pse Altin Dumani? Është kryetari. Me ardhjen e tij në krye të Skapit u nis kjo veprimtari kriminale e Skapit. Është gjithçka kjo. Kështu që nuk mund të krahasohet me asgjë.
Duke kundërshtuar një prokurori kriminale dhe duke damkosur një prokurori kriminale, mbron liritë e qytetarëve shqiptarë, mbron pluralizmin politike, themelet e demokracisë shqiptare. Janë krejt të ndryshme këto”, tha Berisha.