Tjetër vrasje, ekzekutohet me armë pranë banesës një person në Laç

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hlne në fshatin Vilëz, të njësisë Zhejë në Laç.

Policia konfirmon se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vrarë. Sipas burimeve, viktima është shtetasi Dodë Mamli, 67-vjeç.

Burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar e kanë qëlluar 67-vjeçarin në afërsi të një banese.

Njoftimi

”Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D., 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e tyre dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkaq shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet dhe në grupin e ndihmës së Sigurisë kanë kaluar katër të Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër “

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …