Berisha: Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat duke komentuar thirrjen në grupin e PS të Rektorit të Universitetit Bujqësor pas procedimeve nga SPAK, tha se, Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri.

Këto qëndrime, së pari, dëshmojnë edhe njëherë se, Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmojnë shumë qartë se, kërkon që çdo urdhërarresti para se të ekzekutohet apo të lëshohet të kalojë nga zyra e tij, të marrin lejen e tij.

Së fundmi, përdor me një rast të pashembullt, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, dhe kjo është vazhdimi i grushtit të shtetit. Grushti i shtetit brenda shtetit quhet atëherë kur njëra degë e pushtetit, në rastin konkret dega ekzekutive, do të marrë fuqi dhe pushtet të degës tjetër, degës gjyqësore.

E nisën me rrethimin e gjykatës dhe marrjen peng për disa orë të gjykatësve. Tani vazhdojnë të bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Pra, çfarë tregojnë këto? Tregojnë se, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …