Olsi te “Xibraka”, Rama është shpifje, reagon Bardhi: Je i rënduar psikologjikisht…

Kryeministri Edi Rama publikoi një mesazh që i ka ardhur nga koordinatori juridik i atyre që i quajti “gjyqe me kënetën”.

Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se, “avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura”.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur reagimit të kryeministrin Rama, i cili ka treguar se në gjyqin për shpifje me demokratin, avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.

Me anë të një postimi në X, Bardhi i ka cilësuar të pavëreteta akuzat e kreut të qeverisë, ndërsa ka ironizuar duke thënë se: “Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!”

Më tej Bardhi shkruan se sipas tij, Rama s’ka kuptuar gjë, dhe se kryeministri duhet të ndajë mendjen se për kë ka shpifur deputeti i PD.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ky është viti kur diaspora do përmbysë narkodiktaturën! Kandidaturat tona janë të denja për 3 parlamente

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi maksimalisht angazhimin e diasporës shqiptare për të rrëzuar …