Paloka: Patronazhistët do të përgjigjen një më një për çdo shkelje që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ramës për patronazhistët. Me një shënim në rrjetin e tij social Facebook, kreu i Këshillit Kombëtar të PD theksoi se të gjithë patronazhistët do të përgjigjen për çdo shkelje e abuzim që bëjnë.

Gjithashtu Paloka e quan Edi Ramën një “kufomë që mbahet në këmbë nga patronazhistët

“Në fakt patronazhistët shumë shpejt do ta kenë në ballë të gjithë. Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet, pasi të ketë bërë xhiron e permjerjes mes shqiptarëve ashtu si babai i tij shpirtëror!”, shkruan paloka i cili poston fotografinë më poshtë:

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …