Rama bën autokritikë për sharjet ndaj Trump: Isha i ri, gabova…

Rama ka bërë sonte një autokritikë në drejtim të sharjeve dhe ofendimeve që ai ka lëshuar ndaj Presidentit amerikan Trump. Si në kohën e Partisë së babait të tij Rama ka thënë se është penduar dhe se atëhere ka qenë i ri dhe ka gabuar.

Rama ka tentuar të justifikojë një deklaratë të tij në 2016-ën ndaj Donald Trump, duke thënë asokohe se “Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”.

Duke folur në një intervistë për tv grek “Mega”, Rama tha se sot ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, duke thënë se në atë kohë ishte më i ri.

Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.

Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …