Deklarata e zv/drejtueses së Departamentit të Sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi:
Edi Rama dhe Rilindja duket se e kanë kthyer në standard shkeljen e ligjin, sidomos kur bie fjala për pushtetin vendor. Kjo po ndodh me Bashkinë e Tropojës, e cila po bën gati gjashtë muaj pa kryetar dhe ende nuk ka një datë zgjedhjesh për kryetarin e ri të Bashkisë.
Ne nuk e dimë se çfarë pret Edi Rama, por sipas Ligjit për pushtetin vendor kryeministri duhej ta kishte shkarkuar me datën 10 Dhjetor 2024 kur ai plotësoj 3 muaj mungesë në detyre, ish kryebashkiakun Rexhë Byberaj!
Edhe pse afati i lënies së bashkisë pa kryetar, por me nënkryetar është 3-muaj, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar kryetarin socialist të Këshillit Bashkiak dhe Perfektin e Kukësit te mos fillojnë procedurat për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tropojës!
Kryebashkiaku Rexhe Byberi i zgjedhur me datën 14 Maj 2023, u arrestua me datën 09 shtator 2024 nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për ‘shpërdorim detyre’ të kryer ne bashkëpunim me n/ kryetarin e Bashkisë Tropoje!
Ndaj tij është marrë vendim penal me masë “arrest shtëpie” ku vazhdon të jetë prej 5-muajsh, periudhë që ai nuk është paraqitur në detyrë dhe nuk mund ta ushtroje detyrën deri kur Gjykata e Posaçme ta lirojë!
Sipas ligjit për pushtetin vendor, nëse kryebashkiaku nuk paraqitet për 3-muaj pa ndërprerje në detyrë, ai humbet mandatin, ndërsa Bashkia sipas afateve te Kodit Zgjedhor, kalon në zgjedhje të parakohshme vetëm për kryetarin!
Me datën 10 Dhjetor 2024 duhet të kishte nisur procedura për zëvendësimin e kryebashkiakut të ri me anë të zgjedhjeve të parakohshme! Por kryeministri Edi Rama nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të parakohshme! Neni 61 i ligjit të pushtetit vendor përcakton këtë detyrim në rastin e mbarimit të mandatit të kryebashkiakut! Organizohen zgjedhjet e pjesshme vetëm për kryetarin e Bashkisë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë!
Ndërsa në nenin 62, thuhet që kryetari i Bashkisë, shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose Ligjit! Kur dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë, dhe kur vendos këshilli bashkiak për mos paraqitje në punë për 3-muaj rresht dhe vendimi i dërgohet kryeministrit nëpërmjet perfektit të Qarkut!
Por kryetari i Këshillit Bashkiak të Tropojës, i cili është përfaqësues i PS-së nuk po e shpall vendimin për mbarimin e mandatit të kryetarit të arrestuar Rexhë Byberi, ndërsa prefekti nuk urdhëron të zbatohet ligji sepse kanë marrë urdhër të prerë nga Babloku që të mos bëhen zgjedhje për kryetarin e ri në Bashkinë Tropojë!