Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka përgënjeshtruar Karlo Bolinon, teksa ky i fundit pati deklaruar se e kishte refuzuar pajtimin në gjykatë me Këlliçin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka sqaruar se ka qenë ai që ka refuzuar kategorikisht në gjyq pajtimin me Bolinon.
Këlliçi shprehet gjithashtu se i qëndron deklaratave publike dhe pretendimeve për grabitjen e 4100m2 truall në mes të Tiranës dhe lënien pa asnjë shkollë të mesme të nxënësve në Njësinë nr.7.
Këlliçi thekson se në seancat e radhës do të informojë me fakte e prova të reja, në lidhje me aferën korruptive kriminale, e cila si produkt ka një Fake Neës Media si Report TV, me mision shantazhimin, linçimin, shpifjen dhe fyerjen e kujtdo opozitari apo qytetari, që guxon e flet për korrupsionin në Bashkinë Tiranë!
Reagimi
Mirmëngjes miq me këtë meme të gatshme nga media që financohet nga inceneratori fantazmë i Tiranës.
Pajtimin në seancën e djeshme në gjyq e kam REFUZUAR unë, madje në mënyrë kategorike, me leçjanin Karlo Bollino.
Jam shprehur qartë dhe pastër se nuk i lëviz asnjë presje deklaratave apo qëndrimeve të mia publike për grabitjen e 4100m2 truall në mes të Tiranës dhe lënien pa asnjë shkollë të mesme të nxënësve në Njësinë nr.7.
Në seancat e rradhës do të kem mundësinë t’ju informoj me fakte e prova të reja në lidhje me këtë aferë korruptive kriminale e cila si produkt ka një Fake Neës Media si Report TV, me mision shantazhimin, linçimin, shpifjen dhe fyerjen e kujtdo opozitari apo qytetari që guxon e flet për korrupsionin në Bashkinë Tiranë!
Po deshi Karloja, le të nxjerrë audiot e gjykatës, që t’i rikujtohet mirë ky episod!