Luka: Sot duhet t’i shkurtojmë ditët diktaturës së re!

Drejtuesi i Sekretariatit të të përndjekurve politikë në PD, Lorenc Luka, theksoi se kjo shtresë është ajo që ka themeluar opozitarizmin në Shqipëri edhe në kohën e diktaturës komuniste.

Ai tha se shtresa e të përndjekurve politikë kanë dhe një mision tjetër, që t’i shkurtojë ditët e qeverisjes diktaturës së re, asaj të Edi Ramës.

“Ndjehem vërtet krenar dhe i emocionuar që jemi së bashku. Pikërisht ajo shtresë që ka hedhur themelin e opozitarizmit në Shqipëri. Ka vazhduar për shumë vite dhe në këto kushte që jemi sot është pikërisht e njëjta shtresë që shpreh pakënaqësi ndaj diktaturës së re të instaluar kohët e fundit në Shqipëri. Për të cilën gjithë secili prej nesh ka nevojë të kontribuojë të punojë të përpiqet që t’i shkurtojë ditët kësaj diktature.

Është shumë e rëndësishme që ne së bashku të japim shembullin, sepse ne nuk jemi nënshtruar asnjëherë. Janë pikërisht këto familje fisnike, që për vite me radhë u burgosën, u pushkatuan, u internuan dhe ju privuan më shumë të drejta. Por pikërisht kjo shtresë nuk pushoi së luftuari për të mbrojtur demokracinë, sepse demokracia është e shenjtë.

Unë kujtoj në foltoret e para të Doktor Berishës, në një takim kur një zotëri i drejtoi një pyetje se çfarë sugjeroni ju për të përndjekurit politik, dhe doktori ktheu një përgjigje të vërtet, doktori i tha, ‘shtresa e të përndjekurve politikë është shtylla kurrizore e PD.

Unë jam i bindur se mbi bazën e kësaj përgjigjeje, PD ndërmori disa iniciativa, dhe një nga iniciativa të rëndësishme ishte ngritja e strukturave në kryesi dhe çdo degë, me qëllimin që shtresa e të përndjekurve të ishte prezent në vendimet politike të kryesive të degëve dhe të PD, njëherazi edhe përçuese e problematikave, propozimeve dhe ideve që vinin nga bazat e partisë së degës dhe në kryesi”, tha Luka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Listat janë kryefjala e ditës! Shqiptarët panë listën e PD dhe koalicionin e fitores më 11 Maj

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nag selia blu, pas publikimit …