Noka: Banda e plaçkitësve! Ju ka zënë paniku sepse kemi marrë rrokopujën!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se, kësaj qeverie i ka hyrë frika dhe prandaj kanë zgjehdur që sot të sjellin një akt normativ ku i lejohet shtyrja e afatit të skadimit të pasaportës vetëm diasporës, duke mos i dhënë të drejtën e votës shqiptarëve në vend.

Noka theksoi se kjo qeveri po dnjen frikën para zgjedhjeve dhe nuk mund të ndodhë në asnjë vend ku shtetasve mos ti lejohet e drejhta e votës.

Ai solli në vëmendje dhe gjendjen e spitaleve në vend, duke theksur se ndërkohë që kjo qeveri mbivlerson dhe thot se spitalet janë në gjëndje shumë të mirë, kur mjaftonsa të dalësh nga kjo sallë shqiptarin e parë që do të takosh do të thot shëndetësia është kasaphanë.

Akti normativ që keni sjellë është një gjest i deklaruar urrjetje për cdo shqiptarë që jeton në Shqipëri. Po si mund të sjellë që një qeveri të sjellë një akt normativ për shtesa në ligjin që ka të bëjë me paisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit dh etë thotë që afati do të shtyhet për ata që jetojnë jashtë, po për ata që jetojnë brenda jo thto akti juaj normativ i juaj.

Një pyetje kam, se nuk besoj që ta bëni nga injoranca, jam i bindur që e bëni nga ligësia. Kur them ju them për këta mbrapa, se të njëjtën gjë e bët dhe në Himarë me një të rënë lapsit. 6000 shtetas shqiptarë i përjahstuat nga e drejta e votës, e drejta e votës është e drejtë kushtetuese.

Kush jeni ju, kush janë këta plaçkitësit, banda e plaçkitësve ku është mistër enkrochat. Si mundesh t’i thuash që ju, po këta që dua unë do të votojnë dhe këta që nuk dua nuk do të votojnë.

Shtyrja e afatit për pasaportat ka qenë një udhëtim që cdo qeveri e ka bër gjithmonë, për t’i krijuar shtetasve të votojnë të gjithë sepse është e drejtë kushtetuese.

Unë e kuptoj se çfarë ndodh me ju. Ju ka zënë paniku, të diskriminojmë të drejtat e shqiptarëve sepse kemi marrë rrokopujën. Edhe kjo që po shohim këtu, te ju, janë qoroditje. 50 spitale tha të mrekullueshme ndërkohë sa të dalësh nga kjo sallë shqiptarin e parë që do të takosh do të thot shëndetësia është kasaphanë. Rrofshin mjekët që punojnë me sakrificë në ato kushte që ju ka lënë kjo qeveri pa paisje, pa medikamente…”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …