Gazetarja: Punëtori që u bë biznemsen merrte tendera nga Veliaj dhe blinte pikturat e Ajolës

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, gazetarja Beti Njuma shkruan në një postim në Facebook se, Sokol Kryeziu nga faturino në kompaninë Gerard-A, e bleu këtë kompani për 33.4 milionë lekë.

Njuma shkruan se, ky është biznesmeni që merrte tendera nga burri kryebashkiak dhe blinte pikturat e bashkëshortes Ajola.

Kujtojmë se deri tani është faktuar se kompania e cila figuron në emër të Kryeziut ka marrë nga Bashkia e Tiranës 23 tendera me vlerë totale 6 milionë euro.

Postimi

Ky është Sokol Kryeziu, që falë Erion Veliajt u bë “Biznesmen”, që nga fshesar në Drejtorinë e Pastrim-Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi në shoqërinë ‘Alb TECH PLAST, kontrollor dhe faturino në kompaninë Gerard-A, një ditë të bukur e blen këtë të fundit për 33.4 mln lekë dhe merr nga Bashkia 23 tendera me vlerë 6 milionë euro.

Ky është “Biznesmeni” (pjesë e dosjes së Erion Veliajt që leh çdo ditë nga qelia për pafajësi) që merrte tendera nga burri kryebashkiak dhe blinte pikturat e bashkëshortes Ajola.  Ky postim është për ata që kanë ende dyshime dhe mëshirë për hajdutin Veliaj.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …