Berisha: Do bëjmë gjithçka për një rikthim të butë tuajin! Ju do ndërtoni Shqipërinë Madhështore

Kreu i PD, Sali Berisha në një takim virtual me përfaqësues të diasporës shqiptare, ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre. Ai theksoi se do të bëhen përpjekje të jashtëzakonshme për krijimin e kushteve që do të lehtësojnë kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Berisha premtoi një sistem pesëvjeçar pa taksa për të gjithë ata që kthehen, si dhe mbështetje për strehimin dhe integrimin e tyre. Sipas tij, qeveria e ardhshme do të përfundojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të diasporës dhe do të sigurojë që çdo fëmijë i lindur jashtë vendit të përfitojë bonuse të barabarta me ata në Shqipëri.

“Unë ju garantoj ju, se përpjekjet më të jashtëzakoshme do të bëhen, që të krijohen kushtet më të mira për kthimin tuaj në Shqipëri, për suksesin tuaj në Shqipëri, për zbatimin e atyre që ju keni mësuar në vende të tjera, për investimin e atyre kursimeve që keni arritur me punën tuaj në ato vende.

Një sistem pesëvjeçar pa taksa për secilin prej jush dhe jo vetëm kaq.

Një mbështetje për strehimin dhe nevojat e tjera, pra do bëhet gjithçka për një soft landing, për një kthim të butë dhe të suksesshëm tuajin në Shqipëri. Sikundër do marrë fund diskriminimi.

Ato bonuse që do jepen për fëmijët e lindur, ato bonuse do jepen për shqiptarët që lindin kudo në botë.
Do bëjmë gjithçka me ata, që për shkak të pozicioneve që kanë nuk kthehen dot, të kontribuojnë kudo që janë online.

Unë llogaris shumë pjesëmarrjen tuaj si kusht për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore, e Shqipërisë epiqendër e teknologjive të fundit në rajon dhe më gjerë.

Natyrisht prioritet absolutisht i parë do jetë paketa e shpallur kundër varfërisë ekstreme, largimi i saj tre muajt e parë.

Paketa fiskale për biznesin.

Taksat e ulëta.Tërheqja e investimeve të mëdha të huaja. Por, pas kësaj, ambicia jonë është Shqipëria Madhështore.

Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria ku ju do ndërtoni ëndrrën tuaj, Shqipëria me dixhitalizmin më të thellë, e inteligjencës artificiale, e blockchain, e internetit 3, e datacentareve dhe një Shqipëri pra, që ecën me hapin e kohës.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme për të gjithë punën që keni bërë.
Ju falënderoj shumë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …