Partia Demokratike po mban procesin e primareve në të gjithë vendin këtë të shtunë të 1 marsit, një proces nga ku pritet të dalin edhe pas rivlerësimit nga një komision, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën siglën e PD.
Në garë, në të gjithë Shqipërinë janë 300 kandidatë, ndërsa ata do të përzgjidhen përmes formulës ‘një anëtar, një votë’.
Procesi ka nisur me votimin që në orën 08.00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 18.00, deri në votuesin e fundit që do të hedhë votën e tij në kuti për kandidatin preferencial.
Gara është e fortë, edhe për shkak të prurjeve të reja që vijnë për herë të parë në këtë proces brenda partiak, ndërsa optimizmi në radhët e anëtarësisë për të votuar e dalë në votime është jashtë pritshmërive dhe të organizatorëve të procesit të primareve në PD.
Të shumtë kanë qenë anëtarët që kanë zgjedhur të dalin të votojnë për kandidatët në garë, ndërsa interesi është tejet i lartë, siç shihet edhe nga pamjet e ofruara nga SYRI TV.
Primaret, që dhe vetë drejtuesit politik të qarqeve apo edhe PD, i kanë cilësuar si jetike për demokracinë e vendit, japin shembullin e një demokracie të shëndoshë për garë brenda një force politike, gjë që në kampin kundërshtar vështirë se e gjen.
Vetë anëtarësia ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për të votuar në këtë proces, ndërsa radhët në pritje kanë qenë të mëdha në shumë qendra votimi të ngritura për primaret.
Por pritja në radhë nuk i ka penguar aspak ata që të votojnë, në atë që e cilësojnë si nevojë emergjente për të ndryshuar këtë kastë të keqqeverisjes socialiste, që vetëm ka larguar shqiptarët në këto 12 vite.
Shpresat për ndryshim rrënjësor janë të mëdha, ndërsa panorama më e mirë e kësaj shpresë, janë zgjedhjet që po zhvillohen brenda PD për procesin e primareve.